zbulohen mesazhet shqetesuese te mjekeve te akuzuar per vdekjen e matthew perry 68a4bfd3ec2c4

Zbulohen mesazhet shqetësuese të mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry

August 19, 2025
1 minut lexim

Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry kanë zbuluar detaje tronditëse. Avokati Martin Estrada, në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, tha se dy mjekët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët tashmë kanë pranuar fajësinë për furnizim me ketaminë, shkëmbenin mesazhe të papërshtatshme lidhur me aktorin.

Në një prej tyre, Plasencia shkruante: “Pyetem sa do të paguajë ky budalla. Le ta zbulojmë”, duke treguar qartë, sipas avokatit, se ata e shihnin Perry-n si një mundësi për përfitime financiare

Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023. Shkaku i vdekjes u përcaktua si “efektet akute të ketaminës”.

Pesë persona janë akuzuar lidhur me rastin, mes tyre edhe asistenti personal i aktorit, Kenneth Iwamasa, dhe Erik Fleming, të cilët kanë pranuar fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e drogës që çoi në tragjedinë e yllit të Hollywood-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mark rutte ja ku do zhvillohet samiti i ardhshem i nato s 68a4bdcb304aa
Lajmi i mëparshëm

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

kondova mirepriti me zemer te hapur muhamed elmazin 68a4c3f6221e6
Lajmi i radhës

Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë