zbulohen mbetje mortore ne brekoc te gjakoves dyshohen se jane nga lufta e fundit 688a20a3bfc4f

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohen se janë nga lufta e fundit

July 30, 2025
1 minut lexim

Sot, në Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një postim në Facebook shkruan se pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet kanë hasur në eshtra.

“Pas ekzaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do ta informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin.

Komisioni dhe partnerët institucional janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend”, thuhet në njoftim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neuer i hap rrugen rikthimit ne kombetare nagelsmann e refuzon 688a20a077e21
Lajmi i mëparshëm

Neuer i hap rrugën rikthimit në Kombëtare, Nagelsmann e refuzon

valet arrijne ne bregun perendimor te shba se pas termetit ne rusi japonia heq paralajmerimet per cunami 688a21cd174f9
Lajmi i radhës

​Valët arrijnë në bregun perëndimor të SHBA-së pas tërmetit në Rusi, Japonia heq paralajmërimet për cunami

Të fundit nga

ShkoLartë