zbulohen dy shtepi bari ne sarande ne pranga administratori i pallatit ne kerkim 4 te tjere ja cfare u gjet ne banesa 696fa1353a7a7

Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Sarandë/ Në pranga administratori i pallatit, në kërkim 4 të tjerë. Ja çfarë u gjet në banesa…

January 20, 2026
1 minut lexim

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative dhe verifikime në terren, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Administratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, në katin e nëntë të një pallati 9-katësh, në lagjen nr. 2, Sarandë, në dy apartamente, u konstatuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po në vijim të veprimeve për këtë rast, u procedua penalisht dhe shtetasja M. B., 45 vjeçe, (bashkëshortja e shtetasit E. B., të arrestuar).

Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në vazo, 18 kg lëndë narkotike kanabis, në gjendje të thatë, 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kim kardashian vjen me foto provokuese rrezikon te 696f8e9c08028
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian vjen me foto provokuese: Rrezikon të…

eriksen prej 10 vitesh duan ta shembin san siron 696fa19929edc
Lajmi i radhës

Eriksen: Prej 10 vitesh duan ta shembin “San Siron”

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë