zbulohen dy shtepi bari ne malesine e madhe arrestohet djali procedohet nena dhe shpallet ne kerkim babai 690ca4972aea8

Zbulohen dy “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe, arrestohet djali, procedohet nëna dhe shpallet në kërkim babai

November 6, 2025
min lexim

Policia e Shkodrës ka zbuluar 2 shtëpi bari në fshatin Bajzë. Në njërën prej banesave u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

Në pranga ka rënë Daniel Buraj, në kërkim është shpallur i ati, Sokol Buraj, teksa kanë nisur hetimet për nënën e të riut.

Gjithashtu në pranga kanë përfunduar dhe 2 punonjës të OSHEE-së dhe janë proceduar penalisht 2 punonjës të tjerë, për shpërdorim detyre.   

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.    

Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.   

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara. 

Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:

-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. 

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parandalohet tragjedia ne shkup bombe dhe 100 fisheke gjenden ne nje veture ne bit pazar 690ca2920c41c
Lajmi i mëparshëm

Parandalohet tragjedia në Shkup, bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar

osimhen ka rilindur te galatasaray 690ca4f36d31c
Lajmi i radhës

Osimhen ka rilindur te Galatasaray

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë