zbulohen dy lokale te bixhozit ne veri te mitrovices intervistohen 4 persona 6af503a294f25

Zbulohen dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

November 12, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy lokale në Mitrovicën e Veriut, ku dyshohet se organizoheshin lojëra të paligjshme të fatit. Gjatë aksionit janë shoqëruar në stacionin policor katër persona, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur.

Sipas njoftimit të Policisë, më 11 nëntor, zyrtarët policorë kanë asistuar inspektorët sanitarë gjatë kontrolleve në dy lokacione në Mitrovicën e Veriut.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefona, llaptop, dokumente dhe pajisje tjera që mundësojnë organizimin e lojërave të bixhozit”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Lidhur me këto raste janë shoqëruar në Stacionin Policor katër persona, të cilët janë intervistuar dhe më pas, me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, janë liruar, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur nga ana e Inspektoratit Sanitar”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative, duke u bërë thirrje qytetarëve që rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin 192. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon gjykimi per lotarine shteterore deshmon ekspertja ekonomike mbrojtja kundershton pyetjet ndaj ekspertes 6af5031d1f44e
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon gjykimi për “Lotarinë shtetërore”, dëshmon ekspertja ekonomike! Mbrojtja kundërshton pyetjet ndaj ekspertes

sekretari amerikan i thesarit zhvendoset ne nje baze ushtarake pas shqetesimeve per sigurine e tij 6af50402c5d2c
Lajmi i radhës

Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë