zbulohen arme dhe pajisje ushtarake ne nje banese ne veri 689209ec1a1f0

​Zbulohen armë dhe pajisje ushtarake në një banesë në veri

August 5, 2025
1 minut lexim

Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë asistuar Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP), pas kërkesës zyrtare të kësaj agjencie për ofrim të mbështetjes gjatë realizimit të detyrave të tyre.

Gjatë këtij asistimi, në rrugën “Lola Ribar” – Mitrovicë Veri, konkretisht në një banesë e cila ishte e uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë) policia ka gjetur dhe sekuestruar, 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Municion për pushkë ajrore, një optik për armë të gjatë, një kuti për mbushje të municionit, një fotrollë për pistoletë, dy gaz-maska, dy video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël, dokumente të ndryshme, një foto-aparat, një lexues (DVD), një vule të rrumbullakët. Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër”, thuhet në njoftim.

Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një tytë e armës së shkurtë, një fishek, dhe një armë (e modifikuar, stilo-laps). Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitm.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri në vazhdimësi do të ofrojë asistencë ndaj institucioneve të ndryshme, ndërsa sa i përket rastit, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë informacion për armë ilegale, të raportojnë në linjën 192. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kombetarja u17 e kosoves luan me finlanden 689209e8aa228
Lajmi i mëparshëm

Kombëtarja U17 e Kosovës luan me Finlandën

nasa planifikon te ndertoje nje reaktor berthamor ne hene 68920a54242b1
Lajmi i radhës

NASA planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në Hënë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë