zbriti nga makina me kapuc ne koke dhe qelloi menjehere biznesmenin detaje nga atentati ne elbasan viktima nen hetim pasuror zbulohet itinerari i 43 vjecarit 692db74346983

“Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi menjëherë biznesmenin”/ Detaje nga atentati në Elbasan, viktima nën hetim pasuror, zbulohet itinerari i 43-vjeçarit

December 1, 2025
1 minut lexim

Gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Ajo tha se biznesmeni ishte i kartelizuar për shpërndarje droge, dhe ishte referuar për hetim pasuror nëse i justifikonte apo jo pasuritë.

Ndër të tjera gazetarja zbuloi itinerarin e viktimës gjatë orëve të fundit të jetës.

Fillimisht karburantin e kishte shitur dhe më pas e kishte riblerë nga i njëjti person, zi zotëron një rrjet taksish në këtë qytet, një aktivitet që po verifikohet në kuadër të disa pistave të ngritura nga grupet e hetimit. Ajo që është e faktuar është se ky shtetas ka qenë i arrestuar për çështje të shpërndarjes së drogës, ndaj është kategorizuar si person me precedent penal. Policia nisi një hetim pasuror, që nuk pati një finalizim konkret. Ka pasur dyshime se transaksionet.

Nga kamerat e sigurisë ajo që shikohet është një shtetas zbret, ka një kapuç në kokë, zbret dhe qëllon menjëherë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, sipas grupit të hetimit. Kamerat e sigurisë janë bllokuar nga grupet e hetimit.

Lëvizjet e tij të fundit kanë qenë drejt Spanjës, por nuk jepet data fikse. Janë verifikuar dhe orët e fundit të viktimës, ku janë pyetur edhe familjarët e  tij, ai kishte qenë jashtë Elbasanit bashke me anëtarët e familjes”, deklaroi gazetarja.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

oek paralajmeron kallezim penal ndaj zrre se vendimi i supremes po keqinterpretohet 692db6a0cff05
Lajmi i mëparshëm

OEK paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së: Vendimi i Supremes po keqinterpretohet

venezuela i ben thirrje opec ut ti kundervihet kercenimeve te shba se 692db7b9dc026
Lajmi i radhës

Venezuela i bën thirrje OPEC-ut t’i kundërvihet kërcënimeve të SHBA-së

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë