zbrazi armen e zjarrit prane shtepise se bardhe autori i beri rezistence policise publikohet momenti kur efektivet e neutralizojne me force 6927926c121a6

Zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Publikohet momenti kur efektivët e neutralizojnë me forcë

November 27, 2025
1 minut lexim

Tashmë janë publikuar pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë neutralizimin e autorit.

Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë.

Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.

Vendi i ngjarjes është mbushur me xhama të thyer, ndërsa e gjithë zona është në kaos.

Si pasojë e të shtënave dyshohet se janë plagosur rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se “autori do ta paguajë rëndë çmimin, për këtë sulm që kreu”.

Lexo edhe: Tronditet SHBA/ Qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e dy oficereve te gardes kombetare ne shba momenti kur neutralizohet autori 692790b36b7b3
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e dy oficerëve të Gardës Kombëtare në SHBA, momenti kur neutralizohet autori!

elektroserver le pa rryme shqiptaret e cabres 69279796c0249
Lajmi i radhës

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës

Të fundit nga

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur
ShkoLartë