zberthimi i matrix cfare do te prodhoje softa aty mund te kemi komunikime mbi fatin e ervis martinajt dhe talo celes 687691e0ead26

Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

July 15, 2025
1 minut lexim

bërthimi i platformës së enkriptuar “Matrix” mund të jetë një minierë e mirëfilltë për organet e drejtësisë në zbulimin e personazheve, të cilët janë në kërkim dhe të përfshirë në ngjarje kriminale.

Kështu beson eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili këto komente i bëri gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Ai theksoi se në këtë platformën mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Eksperti theksoi se gjithsesi kjo pistë pritet të shihet në vijimësi dhe varet se si do kryqëzohen të dhënat.

“Platforma “Matrix” nuk ka ende të dhëna. Është zbërthyer  kjo platforma dhe me siguri të dhënat do jene pjesë e një hetimi për të gjitha grupet. A

ty mund të kemi komunikime për personazhe të tjerë që janë në kërkim. Dumani ka folur për ekzistencë e një platformë Matrix.

Aty mund të kemi komunikime që lidhen me fatin e Ervis Martinaj dhe Talo Çelën. Mund të jenë gjallë dhe mund të këtë rrjedhje informacioni pasi segmente që nuk janë të interesuar për të nxjerrë vendndodhjen e tyre.

Ata mund të lëvizin lirshëm, mund të kenë bërë ndryshim të pamjes, jetojnë diku afër apo në largësi”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

msh investim rekord prej mbi 205 milione euro per modernizimin e shendetesise 6876888033a67
Lajmi i mëparshëm

MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë

mendjen e ka te ylli i cityt 68769257e42b8
Lajmi i radhës

Mendjen e ka te ylli i Cityt

Të fundit nga

ShkoLartë