zbardhet vrasja e klevis lleshit pronari i monopol porositi ekzekutimin si nisi hasmeria mes dy fiseve ne burrel 68d65fe335e60

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” porositi ekzekutimin, si nisi hasmëria mes dy fiseve në Burrel

September 26, 2025
1 minut lexim

Janë identifikuar të dyshuarit qe u implikuan në vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

Njëri nga personat që konsiderohet si urdhëruesi është Aurel Hoxha, pronari i barit “Monopol” në Tiranë.

Tre të tjerë ndërkohë janë shpallur në kërkim. Klevis Lleshi, 21 vjeç nga Burreli, u rrëmbye, u vra dhe u zhduk pa gjurmë. Eshtrat e tij u gjetën disa muaj më vonë në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.

Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg Arben Lleshi, mik dhe bashkëpunëtor i viktimës në Londër. Pas kësaj, fisi Hoxha nisi hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të familjes Lleshi.

Në vitin 2013 u vra babai i Klevis Lleshit, Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u ekzekutua edhe xhaxhai i tij, Hajredin Lleshi. Po atë vit u zhduk edhe një kushëri i Klevisit, Artan Lleshi.

Klevis Lleshi u vra në vitin 20202, ndërsa në vitin 2023, brenda burgut të Peqinit, u vra edhe Arben Lleshi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia e kosoves shkaterron mbi 760 arme ilegale 68d65f455674b
Lajmi i mëparshëm

​Policia e Kosovës shkatërron mbi 760 armë ilegale

ekonomise gjermane nuk i shqitet pesimizmi 68d660537d12a
Lajmi i radhës

Ekonomisë gjermane nuk i shqitet pesimizmi

Të fundit nga

ShkoLartë