zbardhet tentativa per vrasjen e durim bamit dhe aleks ndrekes spak dergon per gjykim 27 te pandehur zberthehet roli i ish deputetit te ps dhe i ervis martinajt 69346aea8add5

Zbardhet tentativa për vrasjen e Durim Bamit dhe Aleks Ndrekës/ SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, ‘zbërthehet’ roli i ish-deputetit të PS dhe i Ervis Martinajt

December 6, 2025
1 minut lexim

SPAK zyrtarizoi akuzat dhe dorëzoi në gjykatë 27 të pandehur të cilët i dyshon se bëjnë pjesë në disa grupe kriminale që dolën në dritë nga komunikimet në Sky Ecc, teksa planifikonin të vrisnin kundërshtarët.

Në krye të listës së SPAK në njoftimin zyrtar është renditur ish deputeti socialist Arben Ndoka, ndaj të cilit rëndojnë gjashtë akuza duke nisur tentativa për të vrarë Aleks Ndrekën dhe Durim Bamin, ngjarje për të cilat aktivizoi të akuzuarit e tjerë Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku. Megjithatë ish deputeti vazhdon ende në kërkim me një masë sigurie arrest në burg ende të pazbatuar.

I pandehur ndonëse në kërkim dhe i zhdukur pa gjurmë prej 2022, i është dorëzuar gjykatës edhe Ervis Martinaj, që akuzohet për 13 vepra. Martinaj sipas SPAK planifikonte në bisedat e kryera në Sky Ecc të vriste mes të tjerash Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin e po ashtu tentoi të eliminojë edhe Durim Bamin, njëherazi i kërkuar nga drejtësia.

Nga ana tjetër edhe Durim Bami akuzohet për planet e tij që i dështuan t’i realizojë mbasi bisedon në aplikacione dhe planifikon të vrasë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasi. Bami gjithashtu konsiderohet grup i strukturuar kriminal. SPAK thotë se ka zbardhur edhe atentatin e telekomanduar në Tiranë ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini,  një vrasje e kryer për gjakmarrje dhe një mbeti në tentativë thotë SPAK. Tek kjo ngjarje akuzohen Elson Reçi, Klodian Shahini që gjithashtu cilësohen grup u strukturuar kriminal. SPAK  deklaron se ka zbardhur episode të kultivimit të kanabisit në Shqipëri cak ka sjellë akuza edhe për ish funksionarë policie si Henrigert Mitri dhe Altin Morina, ky i fundit dikur pjesë e forcave speciale RENEA-s.

Të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edmir Pjetri) sipas SPAK kanë organizuar një grup kriminal me qëllim trafikimin e drogës drejt BE që ishte një sasi prej 170 kilogramë kanabis që u bllokua në Malin e Zi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski paralajmeron reforma ne strukturat e vmro se 693467d14bd23
Lajmi i mëparshëm

Mickoski paralajmëron reforma në strukturat e VMRO-së

30 milione dollare kompensim per familjen e 16 vjecarit qe u vra nga oficeri i policise ne san diego 69346d071160c
Lajmi i radhës

30 milionë dollarë kompensim për familjen e 16-vjeçarit që u vra nga oficeri i policisë në San Diego

Të fundit nga

ShkoLartë