zbardhet shkresa e spak drejtuar kuvendit per ballukun 6941bb32b175e

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

December 16, 2025
1 minut lexim

Zbardhet shkresa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun.



Në shkresën zyrtare të siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, SPAK i kërkon Kuvendit që t’i japin autorizim për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku.

Kjo kërkesa mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin më 19 dhjetor 2025, ndërsa shkresa është bërë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Ballukun, të Premten.

“Nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet më tej në shkresën e botuar me urgjencë.

“Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, mbyllet shkresa zyrtare e SPAK.

Screenshot 1 7

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fjalimi i trump ne shtepine e bardhe me e mira ende nuk ka ardhur 6941b8282f424
Lajmi i mëparshëm

Fjalimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë: Më e mira ende nuk ka ardhur

kru gjakova tregon arsyen se pse kerkoi shtrenjtimin e ujit 6941bd6add234
Lajmi i radhës

KRU Gjakova tregon arsyen se pse kërkoi shtrenjtimin e ujit

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 17 dhjetor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e akseleratorit të ri dhe bunkerit në Klinikën e Onkologjisë. (Klinika e Onkologjisë,
ShkoLartë