zbardhet plagosja e dyfishte ne laprake identifikohet autori i dyshuar 6aa16450b9cdc

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar

September 9, 2026
1 minut lexim

Zbardhen brenda 24 orëve autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit në zonën e Laprakës. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 36-vjeçarin A. K., banues në Tiranë, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas hetimeve, rreth orës 21:20, 36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, D. T. dhe B. D., të cilët janë miq me njëri-tjetrin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar është larguar më pas me automjet.

Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Identifikimi i autorit u bë pas veprimeve të shpejta hetimore nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati besnik berisha reagon per rastin e policit besart ahmeti 6aa163d34826b
Lajmi i mëparshëm

Avokati Besnik Berisha reagon për rastin e policit Besart Ahmeti

kancelari gjerman shtyn telefonaten me trumpin 6aa164b069f33
Lajmi i radhës

Kancelari gjerman shtyn telefonatën me Trumpin

Të fundit nga

ShkoLartë