zbardhet dinamika e ngjarjes ne sauk identifikohet 31 vjecari qe nuk iu bind uniformave blu dhe perplasi disa makina 68e25984dbd5b

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Sauk, identifikohet 31-vjeçari që nuk iu bind uniformave blu dhe përplasi disa makina

October 5, 2025
1 minut lexim

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Sauk dhe identifikohet 31-vjeçari që nuk iu bind urdhrit të uniformave blu dhe përplasi disa makina.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se më pas ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.

Njoftimi:

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpenzimet ne reklama te kandidateve per komuna 68e258e14958a
Lajmi i mëparshëm

Shpenzimet në reklama të kandidatëve për komuna

kia e re debuton muajin tjeter ja cfare dihet deri me tani 68e259ae931a6
Lajmi i radhës

Kia e re debuton muajin tjetër – ja çfarë dihet deri më tani

Të fundit nga

ShkoLartë