zbardhen emrat e te dyshuarve per rrembimin dhe vrasjen e klevis lleshit 68d67af519a08

Zbardhen emrat e të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit

September 26, 2025
1 minut lexim

Media ka arritur të sigurojë emrat e personave të akuzuar nga SPAK në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale: Vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produktit të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, si dhe vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal, transmeton Euronews Albania.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç, dhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dy të dyshuar për të njëjtat akuza.

Kujtojmë që SPAK ka zbardhur pas pesë vitesh vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në gusht të vitit 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Sipas burimeve, ngjarja është zbardhur përmes transkriptimeve të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar katër urdhër-arreste, ndërsa si porositës i dyshuar i vrasjes identifikohet Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen për hakmarrje, pas vrasjes së të vëllait, Agim Hoxha, në vitin 2012 në Angli.

Identifikimi i Klevis Lleshit u bë në shkurt 2023, pasi banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit gjetën mbetje kockore. Analiza e ADN-së nga Instituti i Policisë Shkencore konfirmoi identitetin e viktimës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elmazi banoret e sarajit nuk do te paguajne me takse te dyfishte fitorja e pare u arrit ende pa filluar fushata 68d679918d4a9
Lajmi i mëparshëm

Elmazi: Banorët e Sarajit nuk do të paguajnë më taksë të dyfishtë, fitorja e parë u arrit, ende pa filluar fushata!

skuka ka pas krisje te besimit me tifozet 68d67b569a759
Lajmi i radhës

Skuka ka pas “krisje” të besimit me tifozët

Të fundit nga

ShkoLartë