zbardhen detaje nga aksioni kunder fajdese ne prizren tre te arrestuar njeri goditi nje 17 vjecare gjate ikjes 6a84b732ca9d0

Zbardhen detaje nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, tre të arrestuar – njëri goditi një 17-vjeçare gjatë ikjes

August 18, 2026
1 minut lexim

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdesë.

Raportohet se tre të arrestuarit gjatë aksionit kundër fajdesë janë Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.

Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë ikjes i dyshuari ka goditur me automjet një 17-vjeçare.

“Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Image

Beqir Selimi

Po gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

“Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar”, tha Bytyqi. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb 166 kembesore te sanksionuar ne kontrollet rrugore ne gjithe vendin 6a84a0aea6805
Lajmi i mëparshëm

MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin

braktisi ps marjana koceku iu bashkohet qytetareve serish ne shesh kunder kryeministrit rama 6a84b7b33a6f9
Lajmi i radhës

Braktisi PS, Marjana Koçeku iu bashkohet qytetarëve sërish në shesh kundër kryeministrit Rama

Të fundit nga

ShkoLartë