zanatet e vjetra ne tetove po shkojne drejt zhdukjes 68fa65d29f1bf

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

October 23, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 23 tetor – Zanatet e vjetra po shkojnë drejt zhdukjes në qytetin e Tetovës. Njëri prej tyre është edhe zanati i Saraçit. Arif Mustafa, mbi tre dekada e ushtron këtë profesion me plot pasion, por, siç thotë ai vetë, koha ka ndryshuar dhe për të mbijetuar është dashur ta përshtatë zanatin e tij me kërkesat e sotme të njerëzve.

“Këtë zanat e punoj tash e 35 vite. Si më herët më nuk ka punë, tani jemi mesatar. Puna ka ndryshuar shumë prej kohës kur e kam mësuar zanatin. Sot, fshatarët nuk mbajnë më kuaj nëpër shtëpi. Për momentin jemi duke punuar thuajse me çdo gjë, nuk e kthej myshterinë prapë.”, – u shpreh saraçi, Arif Mustafa.

Sipas tij, dëshira e të rinjve për të mësuar këtë profesion, pothuajse nuk ekziston më. Në Tetovë, aktualisht kanë mbetur vetëm tre saraçë, ndërsa dikur ishin me dhjetëra.

“Ky zanat shkoi drejt zhdukjes, pasi të rinjtë nuk e duan. Nuk duan ta mësojnë. Të rinjtë të gjithë vrapojnë pas perëndimit. Mendojnë se atje do të jetë më mirë, por atje nuk është mirë. Unë deri sa mundem, kam fuqi, këtë zanat do ta punoj. Deri dje njëri djalë ishte, po ka vazhduar fakultetin në Universitetin e Tetovës, do ta lërë këtë zanat. Thash, un do të vij deri sa më punojnë këmbët, pastaj shëndosh. Për momentin jemi tre zanatçinj në Tetovë.”, – shtoi Mustafa.

E lamë Arif Mustafën me çekan dhe gjilpërë në dorë, duke punuar me pasion në punishten e tij të vogël. Mesazhi i tij për të rinjtë është i qartë: Vazhdoni ta mbani gjallë këtë zanat. Mos e lini të zhduket, edhe pse koha është e vështirë! Megjithatë, siç thotë ai me keqardhje, shumica e të rinjve sot kanë vetëm një dëshirë – të largohen nga vendi. Në Tetovë ka vetëm tre saraçë, që dikur pothuajse çdo lagje e Tetovës kishte nga një.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski nuk do te kete zgjedhje te parakohshme 68fa5eb4aef39
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0
Lajmi i radhës

Venera Azizi: Ia fikëm dritat manipulimit mbi 20-vjeçar, fillon një epokë e re!

Të fundit nga

ShkoLartë