zaev do ta padis obrm pdukm ne dhe petrushevskin per shpifje ndaj meje 698866e61d82c

Zaev: Do ta padis OBRM-PDUKM-në dhe Petrushevskin për shpifje ndaj meje

February 8, 2026
min lexim

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar falje publike nga OBRM-PDUKM dhe deputeti Petrushevski për, siç thotë ai, gënjeshtra, shpifje dhe fyerje të vazhdueshme ndaj tij.

Zaev paralajmëron se nëse nuk ka kërkim-falje brenda afatit ligjor, do të ngritë padi për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e tij.

Statusi i plotë:

Demant ndaj gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-së

Prej pesë vitesh jam jashtë politikës, pasi kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike dhe shtetërore.

Pesë vjet, pothuajse çdo ditë që nga largimi im, partia OBRM-PDUKM, udhëheqja e saj, zëdhënësit dhe mediat e afërta me ta nuk kanë reshtur së u marrë me mua, duke përhapur vazhdimisht gënjeshtra, shpifje dhe fyerje.

Kërkoj publikisht falje nga deputeti Petrushevski dhe nga partia OBRM-PDUKM për të gjitha këto gënjeshtra, shpifje dhe fyerje, përfshirë edhe keqpërdorimin e qëllimshëm të emrit tim në atë dramë të inskenuar rreth konfiskimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të gjoja ruajtjes dhe magazinimit të papërshtatshëm.Është një gënjeshtër e paturpshme se jam i lidhur në çfarëdo mënyre me rastet e kanabisit që u prezantuan para opinionit publik.

Është një gënjeshtër e paturpshme dhe e pacipë se kam telefonuar në Drejtorinë e Doganave.

Pa asnjë ndjenjë turpi, po aq të neveritshme janë edhe gënjeshtrat e tjera për mua, të cilat i përsërisin pothuajse çdo ditë që nga tërheqja ime nga politika, e veçanërisht në këto gati dy vite sa janë në pushtet, si ajo se po ndërtoj gjoja rrokaqiej prej 40 katesh në Dubai, se po ushtroj presion për blerjen e spitalit të dr. Zhan Mitrevit, se po ndërhyj në punën e organeve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera, si dhe një sërë trillimesh dhe konstruktesh të tjera.

Prej pesë vitesh po duroj fyerje të përditshme. Të gjithë e dinë se kurrë nuk kam dashur të padis, kam luftuar për lirinë e shprehjes. Nuk iu jam hakmarrë askujt për atë që më bënë më 27 prill në Kuvend, kurrë nuk e kam keqpërdorur pozitën politike, por tani mjaft është!

Nëse nuk kërkojnë falje brenda afatit të paraparë ligjor, do të parashtroj padi kundër Petrushevskit dhe OBRM-PDUKM-së.

Do të luftoj me të gjitha mjetet ligjore për ta hequr këtë njollë nga emri im.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demonstratat kunder lojerave olimpike reagon ashper meloni jane armiq te italise 698860c314e90
Lajmi i mëparshëm

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

john dhe toni terry shkelqejne ne nje mbremje romantike ne paris 698868f788ca3
Lajmi i radhës

John dhe Toni Terry shkëlqejnë në një mbrëmje romantike në Paris

Të fundit nga

Jep dorëheqjen shefi i Washington Post

Drejtori ekzekutiv i Washington Post ka dhënë dorëheqjen, vetëm disa ditë pasi një e treta e stafit të gazetës u pushua nga puna. Në një email dërguar stafit, Will Lewis tha: “Gjatë

Abazi triumfon në Leverkusen

Boksieri tetovar Leonard Abazi ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në meçin e zhvilluar mbrëmë në Leverkusen të Gjermanisë në eventin e organizuar nga klubi
ShkoLartë