zabrcanec marreveshja e prespes u shpjegua thellesisht propozimi francez shkaktoi shok dhe mosbesim 696bbc58a7ca9

Zabrçanec: Marrëveshja e Prespës u shpjegua thellësisht, propozimi francez shkaktoi shok dhe mosbesim

January 17, 2026
1 minut lexim

Specialisti për zhvillimin e mediave, Marjan Zabrçanec, në emisionin “Stadion” në Kanal 77 vlerësoi ndryshimin e madh në komunikimin me publikun mes Marrëveshjes së Prespës dhe propozimit francez.

“Ekziston një ndryshim i madh, si qielli dhe toka. Procesi me Greqinë ishte i hapur dhe në vazhdimësi, ndërsa propozimi francez u prezantua pa kohë dhe shpjegim të mjaftueshëm, dhe kjo shkaktoi shok tek publiku,” tha Zabrçanec, përcjell PressOnline.al

Ai kujtoi se procesi i Marrëveshjes së Prespës zgjati rreth një vit.

“Takimi Zaev–Tsipras në Davos ndodhi në janar 2018, nënshkrimi më 17 qershor, referendumi më 30 shtator, ndërsa ndryshimet kushtetuese në janar–shkurt 2019. Ka pasur vendosmëri dhe përkushtim për të qenë të hapur dhe transparent.”

Lidhur me propozimin francez, ai thotë se publiku nuk mori afërsisht një nivel të tillë shpjegimi, as kohëzgjatje të procesit, as argumentim politik që të hynte në thelbin e përmbajtjes.

“Mungesa e komunikimit krijoi përshtypjen se propozimi ishte i imponuar.”

Zabrçanec përmendi edhe shembujt që tregojnë ndikimin pozitiv të Marrëveshjes së Prespës:

“Gjykata greke pranoi një qendër për mësimin e gjuhës maqedonase, dhe opinioni grek reagoi kundër përpjekjeve për censurim të muzikës në gjuhën maqedonase. Marrëveshja nuk e fshiu, por e forcoi dukshmërinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Për herë të parë Greqia vuri nënshkrim në një dokument ku terminologjikisht dhe identitarisht verifikohet gjuha maqedonase, dhe kjo nxiti maqedonasit në botë të përdorin më lirshëm dhe proaktivisht gjuhën e tyre”, theksoi ai. (PressOnline.al)

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gastronomet ne oher dhe struge kerkojne nga qeveria te shtyje hyrjen ne fuqi te ligjit te ri per duhanin 696bbafdb2875
Lajmi i mëparshëm

Gastronomët në Ohër dhe Strugë kërkojnë nga Qeveria të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit të ri për duhanin

shqiperia behet mblidhet para kryeministrise per protesten e rradhes 696bc8d81b482
Lajmi i radhës

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë