ymeri importet e energjise kapin shifren rekord 800 euro per mwh ndersa blloqet e kek ut deshtojne 694c26400a3de

​Ymeri: Importet e energjisë kapin shifrën rekord 800 euro për MWh, ndërsa blloqet e KEK-ut dështojnë

December 24, 2025
min lexim

Në një zbërthim teknik të situatës energjetike, Janina Ymeri, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prezantuar të dhëna ‘alarmante’ që tregojnë shkallën e vërtetë të krizës në Kosovë.

Duke iu referuar platformave ndërkombëtare të transparencës energjetike, si ato të rregullatorëve evropianë dhe ENTSO-E, Ymeri në një intervistë për KosovaPress ka ekspozuar diskrepancën mes narrativës qeveritare dhe realitetit faktik të numrave.

Sipas Ymerit, qytetarët e thjeshtë shpesh e kanë të pamundur të deshifrojnë tregtinë komplekse të energjisë, por të dhënat janë publike për ata që dinë t’i lexojnë. Ajo vuri në dukje se Kosova po përballet me një situatë ku ngarkesa në rrjet është e lartë, ndërsa kapacitetet prodhuese vendore janë në nivele minimale.

Konkretisht, ajo përmendi rënien e bllokut B1 të termocentralit ‘Kosova B’, një nga dy shtyllat kryesore të prodhimit në vend, pikërisht në kohën kur kërkesa është më e lartë. Kjo rënie e papritur detyron vendin të dalë në import emergjent.

Pasojat financiare të kësaj situate janë drastike. Ymeri zbuloi se çmimi i importit, i kombinuar me kostot e bartjes së energjisë, ka arritur nivele rekord, duke prekur shifrën prej 801 Euro për megavat.

Sot është edhe rekordi 801 euro për MWh, theksoi Ymeri

“Janë ueb-sajte publike që tregojnë sa Kosova është duke pasur rrymë, sa ka ngarkesë. Për shembull, shiu që bie sot është zero, zero ngarkesë. Nuk e kanë asnjë interes ata me e shkruar zero ose 200 MW Edhe gjithashtu shihet anë e kënd bartja e energjisë elektrike e që sot është edhe rekordi 801 euro për MË… Sot ka rënë një bllok, që është një ndër dy më kryesorët në Kosovë, edhe ka ngarkesë shumë të madhe në Kosovë. Domethënë, pak energji, shumë ngarkesë, duhet me shkua në import. Kur ka kërkesë të madhe për import, rritet edhe çmimi i bartjes”, theksoi Ymeri.

Ajo paralajmëroi se vendi rrezikon të humbasë miliona euro brenda pak ditëve vetëm për shkak të këtyre çmimeve të pafavorshme.

“Veç bllokun B1 me e zëvendësuar është ballë. Po edhe kështu çka s’kemi ne vetë energji elektrike, tash duhet me shku në 60,000, 70,000 në orë, total për import të energjisë elektrike. Ka orë me kaq kosto, për çmimin e bursës ndërkombëtare, nuk po flas sa janë duke e dhënë sot tregtarët”, tha ajo.

Ymeri kritikoi ashpër mungesën e përditësimit të të dhënave nga institucionet vendore si KOSTT dhe KEK, duke theksuar se shpeshherë duhet të mbështetet në burime të jashtme për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht me sistemin energjetik të Kosovës. Ajo argumentoi se kjo mungesë transparence është e qëllimshme për të fshehur koston reale të krizës nga publiku.

“Nga platformat publike dhe nacionale, ne e kemi KOSTT-in, i cili bën parashikimin e ngarkesës, tregon sa ka me pas ngarkesë dhe sa ka me pas prodhim. E kemi KEK-un që kallëzon kapacitetet prodhuese, mirëpo jo çdo ditë janë të apdejtuara ose të freskuara me e thënë në shqip, jo çdo ditë i bëjnë. Ndërsa shkojmë në platforma ndërkombëtare. Platformat ndërkombëtare se ne jemi pjesë”, theksoi ajo.

Për Ymerin, fakti që një vend me rezerva të mëdha linjiti detyrohet të importojë sasi masive energjie me çmime astronomike, tregon për një dështim total menaxherial dhe teknik që kërkon llogaridhënie të menjëhershme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mungonte kunderetiketa ne gjuhen shqipe aku bllokon 5 ton djathe gouda dhe 944 kg fileto pule 694c25e39c484
Lajmi i mëparshëm

Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe, AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule

tragjedi ne brigjet e mesdheut permbytet anija te pakten 116 viktima 694c26538ca34
Lajmi i radhës

Tragjedi në brigjet e Mesdheut, përmbytet anija, të paktën 116 viktima

Të fundit nga

ShkoLartë