ylli limani ne duart e policise njoftimi qe shqetesoi fansat 68aacab5ab6e7

Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

August 24, 2025
1 minut lexim

Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht bëri një njoftim të papritur: ai bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi duke bërë kështu të pamundur realizimin e tij.

“Shkodër  Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon,”-ishte ky njoftimi që Yll Limani ka bërë orët e para të mëngjesit nëpërmjet një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagramit.

Image

Postimi

Mesazhi i tij u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një situatë e tensionuar me autoritetet. Megjithatë, Limani nuk dha më shumë detaje për arsyet e anulimit të koncertit, duke lënë hapësirë për spekulime të shumta.

Ylli Limani është një nga artistët më të dashur të muzikës moderne shqiptare, dhe koncertet e tij grumbullojnë gjithnjë mijëra fansa. Ndërprerja e dy eventeve radhazi në Shkodër ka zhgënjyer publikun, por vetë këngëtari premtoi se do të rikthehet shumë shpejt në këtë qytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

27 aksidente me te lenduar dhe 1999 tiketa ne 24 oret e tundit 68aac98ed8b2b
Lajmi i mëparshëm

27 aksidente me të lënduar dhe 1999 tiketa në 24 orët e tundit

bdi vlen mbron planin e vmro se per zvogelimin e numrit te keshilltareve shqiptar 68aaced2a47b5
Lajmi i radhës

BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve shqiptar

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë