yll limani tregon emrin e vertete gjithe kohen me kane prezantuar gabim ne shqiperi ja si qendron e verteta 694ed17d960bd

Yll Limani tregon emrin e vërtetë: Gjithë kohën më kanë prezantuar gabim në Shqipëri, ja si qëndron e vërteta

December 26, 2025
1 minut lexim

Yll Limani ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin në Top Albania Radio, ku ka zhvilluar një intervistë të hapur dhe pa filtra, duke ndarë me publikun detaje si nga krijimtaria muzikore, ashtu edhe nga jeta personale.

Që në nisje të bisedës, artisti ka ndalur në një keqkuptim që, sipas tij, përsëritet vazhdimisht në Shqipëri dhe lidhet me vetë emrin e tij artistik. Limani theksoi se emri i tij nuk është “Ylli”, siç shpesh prezantohet, por “Yll”, pa shkronjën “i”.

“Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’”, u shpreh këngëtari.

Gjatë intervistës, Yll Limani u pyet edhe për atë që e dallon nga artistët e tjerë në skenën muzikore shqiptare. Ai zgjodhi të mos vetëlavdërohet, duke folur me modesti për identitetin e tij artistik dhe lidhjen që publiku ka krijuar me muzikën e tij.

“Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njerëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin”, tha ai, duke shtuar se nuk e ka të lehtë të flasë për veten në kuptimin pozitiv të fjalës.

Sipas tij, veçantia e muzikës së tij mund të lidhet me tekstet, ndjeshmërinë që përcjellin këngët apo edhe me ngjyrën e zërit, të cilën ai e konsideron dhuratë dhe jo meritë personale. “Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor, mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi”, u shpreh Limani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sheshi isa boletini shnderrohet ne qender festive per fundvit 694ed02f763ac
Lajmi i mëparshëm

​Sheshi “Isa Boletini” shndërrohet në qendër festive për fundvit

skandalet balluku akshi shehaj te mblidhet keshilli i sigurise kombetare bandat jane ne aksion 694ee3f81a488
Lajmi i radhës

Skandalet Balluku-AKSHI/ Shehaj: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Bandat janë në aksion

Të fundit nga

ShkoLartë