yll limani dhe rina balaj publikojne bashkepunimin e ri muzikor pa ty 6a5f261b7c229

Yll Limani dhe Rina Balaj publikojnë bashkëpunimin e ri muzikor “Pa Ty”

July 21, 2026
1 minut lexim

Yll Limani dhe Rina Balaj kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa Ty”.

Dy artistët e njohur kanë bashkuar forcat në një këngë që sjell një kombinim të stilit të tyre unik.

“Pa Ty” është publikuar e shoqëruar me një videoklip, i cili plotëson atmosferën e këngës me pamje moderne dhe një estetikë të kuruar.

Projekti vjen në frymën artistike që karakterizon si Yll Limanin, ashtu edhe Rinën.

Teksti i këngës është shkruar nga Tonic & Denk në bashkëpunim me Yll Limanin.

Për anën muzikore të projektit janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari, të cilët kanë realizuar ‘beat’-in.

Që në momentin e lansimit, kjo këngë ka zgjuar interesim të madh në mesin e fansave të dy artistëve.

Bashkëpunimi i shumëpritur është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e shumta. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a rrezikon kryeministri izraelit te arrestohet ne shba pergjigjet trump 6a5f25589c565
Lajmi i mëparshëm

A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet Trump

zvarritet ekstradimi i gruevskit nga hungaria lenda talir 2 largohet nga dokumentacioni 6a5f2a0fb6f99
Lajmi i radhës

Zvarritet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria, lënda ‘Talir 2’ largohet nga dokumentacioni

Të fundit nga

ShkoLartë