Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një reagimi ironik që mesa duket siç spekulojnë i është drejtuar moderatorit Ledion Liço.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Xumi i është përgjigjur me humor batutës që Ledioni kishte bërë për të gjatë spektaklit të eliminimit, duke i kujtuar me ironi fjalët e dikurshme.
“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”, dëgjohet duke thënë Xumi, ndërsa qesh.
Deklarata e tij është interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj thumbit të Ledionit, i cili gjatë spektaklit e kishte përmendur me fjalët: “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë”.
Ky moment u bë viral në rrjete, pasi i referohej deklaratave të Xumit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, kur shpesh shprehej me bindje se do të fitonte edicionin.
Pas përfundimit të spektaklit, Xum Allushi është fokusuar në biznesin e tij me suplementet ushqimore për palestër, të cilin e promovon rregullisht në rrjete sociale.
Megjithatë, duket se ish-banori nuk e ka harruar ironinë e dikurshme të moderatorit dhe ka zgjedhur momentin e duhur për t’ia kthyer me të njëjtën “monedhë”.
Kjo video vjen në një kohë kur në media po qarkullojnë zëra për një krizë në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës — lajme që deri më tani nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë dhe mbeten pa bazë të verifikuar.
Burimi: botasot.info


