xhuli heq dore nga opinionet ne tv shkeputet nga jeta publike dhe zhvendoset ne londer 690a7b92047db

Xhuli heq dorë nga opinionet në TV, shkëputet nga jeta publike dhe zhvendoset në Londër

November 5, 2025
1 minut lexim

Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, ka marrë një vendim të madh që do të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e karrierës së saj.

Modelja nga Drenica ka vendosur t’i japë pauzë angazhimeve të saj në televizion, ku shpeshherë ishte prezente nëpër studio si opinioniste për tema të ndryshme që lidhen me imazhin dhe profilin e saj publik.

Burime për emisionin Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur se ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova ka marrë vendimin që të tërhiqet për një kohë nga ekrani.

Ky hap erdhi pas një periudhe të ngarkuar mediatike dhe një prezence të vazhdueshme në projekte të ndryshme televizive. Sipas informacioneve, Xhuli pritet të udhëtojë drejt Londrës, ku synon të vazhdojë dhe zgjerojë karrierën e saj profesionale.

Ende nuk dihet saktësisht se në cilin drejtim do të fokusohet, por burimet bëjnë të ditur se modelja është e vendosur të shfrytëzojë mundësi të reja dhe të ndërtojë një rrugëtim të ri larg vëmendjes së përditshme mediatike në Kosovë.

Ky vendim shënon një kthesë në jetën e Xhulit, e cila gjithmonë ka qenë aktive e dinamike në skenën publike. Megjithatë, fansat presin me interes të shohin se çfarë do të sjellë ky kapitull i ri për të dhe çfarë surprizash do të ketë në të ardhmen nga modelja e njohur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush ishte dick cheney figura kyce ne historine moderne te shba se 690a798317c33
Lajmi i mëparshëm

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

blerim bexheti sdo te jete me koordinator i gp te bdi se u terhoqem nuk na shkarkuan do te jem aktiv ne bdi 690a8cd2d7c22
Lajmi i radhës

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë