xhuli flet per perplasjen doresa jona kujt ia le fajin 6af2295142d92

Xhuli flet për përplasjen Doresa–Jona, kujt ia lë fajin?

November 9, 2026
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka komentuar përplasjen e bujshme mes Jona Krasniqit dhe influencueses Doresa, e cila prej ditësh po merr vëmendje në rrjetet sociale.

Përmes një videoje në Instagram, Xhuli iu përgjigj një ndjekësi që e pyeti për mendimin e saj lidhur me konfliktin mes dy vajzave.

Ajo tregoi se fillimisht nuk kishte dashur të përfshihej në këtë çështje, pasi si Jonën, ashtu edhe Doresën, i njeh personalisht.

“Është një temë në të cilën nuk kam dashur të marr pjesë, sepse edhe Jonën, edhe Doresën i njoh personalisht”, u shpreh Xhuli.

Megjithatë, ajo nuk hezitoi të jepte mendimin e saj, duke theksuar se asnjëra prej dy vajzave nuk përfaqëson, sipas saj, vajzat shqiptare që jetojnë në diasporë.

“Mendoj që këto dy vajza nuk na përfaqësojnë ne vajzave të diasporës dhe mendoj që të dyja kanë faj”, deklaroi ajo.

Xhuli shtoi se beson që të dyja palët po përpiqen të rriten, por se ende kanë vështirësi në këtë drejtim.

“Të dyja palët janë duke u munduar të rriten si persona, por kanë ngecje”, përfundoi ajo.

Kujtojmë se Jona dhe Doresa u përballën të premten në spektaklin e Big Brother VIP Kosova 5, pas akuzave të ndërsjella për bullizim që lidhen me ngjarje të disa viteve më parë.

Përballja përfundoi pa një kërkimfalje mes dy vajzave, ndërsa diskutimet dhe reagimet rreth kësaj historie po vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

provimi i jurisprudences thellon perplasjet ne qeveri znam kercenon me largim mickoski refuzon shqipen ne teresi 6af2294e64f18
Lajmi i mëparshëm

Provimi i jurisprudencës thellon përplasjet në qeveri: Znam kërcënon me largim, Mickoski refuzon shqipen në tërësi!

le te fitoje me i miri thote afrim gashi per zgjedhjet ne bervenice 6ae336d65038c
Lajmi i radhës

Zgjedhjet në Bërvenicë/Gashi: Relacionet në koalicion janë stabile dhe korrekte, po vazhdojmë të punojmë në realizimin e prioriteteve!  

Të fundit nga

ShkoLartë