Ish ministri i Financave dhe njëherësh njohës i zhvillimeve politike në vend, Xhevdet Hajredini, ka thumbuar rëndë Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI), duke e cilësuar si një bashkim të brishtë e hipokrit.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Hajredini ka shkruar me ironi, “Kanë lidh besë ata që s’flasin me njëri tjetrin!”
Përmes këtij shkrimi, Hajredini vë në pah paradoksin e një koalicioni që shpall publikisht “besëlidhje shqiptare”, por në prapaskenë është i përçarë dhe i dominuar nga mos komunikimi mes liderëve të vet.
Hajredini ka aluduar drejtpërdrejt në dy figurat kryesore të AKI-së, Arben Taravarin dhe Ziadin Selën, të cilët, sipas tij, megjithëse nuk flasin dhe nuk koordinohen mes vete, përpiqen të krijojnë fasadën e një bashkimi politik. Sipas tij AKI është një konstrukt politik artificial, i ngritur mbi interesa të ngushta personale dhe jo mbi vizion e program për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.



