xheneta fetahu le te kuptohet per rikthimin ne big brother eshte ceshtje muajsh jo vitesh 6a6514dbe0738

Xheneta Fetahu lë të kuptohet për rikthimin në Big Brother: Është çështje muajsh, jo vitesh

July 25, 2026
1 minut lexim

Xheneta Fetahu ka lënë të kuptohet se mund ta shohim sërish në një format të Big Brother, vetëm pak muaj pasi përfundoi rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.

Finalistja e BBVK 3 ka qenë e ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive by Liberta Spahiu, ku iu përgjigj shkurt disa pyetjeve rreth jetës personale dhe planeve të saj.

Kur u pyet nëse publiku mund ta shohë sërish në një format të Big Brother-it, Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh ajo, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.

Deklarata e saj ka nxitur spekulime se rikthimi mund të ndodhë shumë shpejt, sidomos duke pasur parasysh se edicionet e reja të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania zakonisht nisin gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse Xheneta i është referuar një rikthimi në shtëpinë e BBVK apo nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, një mundësi që është përfolur edhe më herët nga fansat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aeroplani perplaset mbi shtepine e nje familjeje ne gjermani dy persona humbin jeten 6a65141069a18
Lajmi i mëparshëm

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

serbia futet edhe me media ne maqedoni oligarket e vucicit i blejne dy media ja cilet 6a6518cf9b9ca
Lajmi i radhës

Serbia futet edhe me media në Maqedoni, oligarkët e Vuçiçit i blejnë dy media – ja cilët

Të fundit nga

ShkoLartë