Këngëtarja e njohur, Xheisara Frisku, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka folur edhe për rrugëtimin e saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se “Big Brother” i ka ndryshuar jetën për dy javë. Ajo shtoi se është një eksperiencë që nëse do të përsëritej, do të thoshte “po”.
Gjithashtu Xheisara ka komentuar edhe disa nga banorët e këtij edicioni të pestë të reality show-t, të cilit i ka miq, Mirin dhe Selin.
Për këngëtarin, ajo u shpreh se nuk ka ndjenja për Selin, pasi ai është tip i dashur dhe ashtu sillet me gjithë artestet jashtë. Ndërsa për banoren, Xheisara tha se është shumë pro lojës së saj.
A ishte dakord Aurela Gaçe që ti hyre në “Big Brother VIP”?
Të them të drejtën, nuk është se as ka qenë dakord dhe as se nuk ka qenë dakord, thjesht unë nuk bëra asgjë që të dilja tek ajo Xheisara që ajo nuk do donte të shihte.
Besoj se është një eksperiencë që t’a ndryshoi jetën “Big Brother VIP”, edhe pse nuk zgjati shumë
“Big Brother” ma ka ndryshuar jetën për dy javë. “Big Brother” është një eksperiencë që nëse do të përsëritej do të thoja përsëri po.
Jam mikeshë me Selin dhe Mirin e kam shumë xhan dhe është djalë shumë i mirë. Miri që është me Selin, është edhe me ne jashtë, edhe me mua. Për shembull, Miri kur më takon, vjen dhe më puth në qafë. Nuk mendoj që ajo loja që ata po bëjnë është e vërtetë.
Ti thua se Miri nuk ka ndonjë ndjenjë për Selin?
Jo, nuk e mendoj se është e vërtetë. I binte që Miri do kishte ndjenjë për gjysmën e estradës se me thënë të drejtën ashtu na puth dhe ne.
Burimi: botasot.info


