xhaferi ldk qeveria kurti 3 nuk do ta kete fatin neser te votohet 68fcef209a246

Xhaferi (LDK): Qeveria Kurti 3 nuk do ta ketë fatin nesër të votohet

October 25, 2025
1 minut lexim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka deklaruar se nuk beson që të dielën, më 26 nëntor, Lëvizja Vetëvendosje do të mund të formojë “Qeverinë Kurti 3”.

Në emisionin “Info Magazine”, ai ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka bërë punë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kriza disa mujore në të cilën është që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

“Mendoj që realisht Qeveria Kurti 3 nuk do ta ketë fatin nesër të votohet. Që nga fillimi, zoti Kurti e ka përdorur një retorikë të tillë që të kalojmë Kuvendin dhe më pas thoshte ‘testomëni’”.

“Nuk ka bërë përpjekje në vazhdim për krijimin e numrave. Në dukje numrat duken, sa i përket Nismës dhe partive të minoriteteve. Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi e ka pasur qëndrimin se ne nuk hyjmë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Pa asnjë dyshim që unë jam pjesë e strukturave të LDK-së dhe ky qëndrim është unik me LDK-në”, ka thënë Xhaferi.

I njëjti theksoi se zgjidhja më e mirë për vendin do të ishte që të pajtohen të gjitha partitë politike për të vazhduar me propozimin e kahmotshëm të LDK-së për një qeveri tranzitore.

“Kujtoj që në fazën që jemi, pikërisht në një momentum të tillë politik, qëndrimi i LDK-së ka qenë alternativa më e mirë, një qeveri tranzitore. Ndoshta tetëmujore apo njëvjeçare, ku do të merrej me çështjet ekonomike, sepse jemi buzë një kolapsi ekonomik, dhe me çështjet diplomatike, sepse janë prishur relacionet me miqtë tanë në ShBA dhe shtetet evropiane. Pas katër muajsh vjen edhe problemi i presidentit të Kosovës, ku do të zgjidhej edhe kjo në një qeveri tranzitore. Kujtoj se do të qetësohej skena politike”, ka thënë Xhaferi.

Anëtari i LDK-së pohoi se pa qeverinë tranzitore të propozuar nga LDK-ja, situata politike në vend do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

halil sylejmani ne kongresin e evropian te atletikes 68fcef1377b53
Lajmi i mëparshëm

Halil Sylejmani në Kongresin e Evropian të Atletikës 

kodi penal ekzistues do te ndryshohet para miratimit te kodit te ri nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e be ja sa denime me burg shtohen 68fcefc4629cc
Lajmi i radhës

Kodi penal ekzistues do të ndryshohet para miratimit të Kodit të ri/ Nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e BE, ja sa dënime me burg shtohen

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë