Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për zgjedhjen e Xhafer Isenit në krye të nëndegës së kësaj partie në fshatin Vicë, përcjell tetova1
Sipas Rexhepit, kuvendi i mbajtur në këtë nëndegë është pjesë e përpjekjeve për fuqizimin e strukturave partiake me kuadro të reja dhe të përgatitura profesionalisht.
“Sonte në Vicë, për të dëgjuar zërin e Malësisë së Tetovës. Po rrisim kapacitetet tona me njerëz të rinj, entuziastë dhe të kualifikuar. Në kuvendin e kësaj nëndege u zgjodh kryetar Xhafer Iseni, inxhinier i bujqësisë dhe magjistrant në këtë fushë në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup. Vazhdojmë me hapa të sigurt. Ndërtojmë me një frymë të re BDI-në e së ardhmes”, ka deklaruar Rexhepi./tetova1.mk

Burimi: lajmpress.org



