wilson vuciq e ka kthyer serbine ne qender per rekrutimin e sabotatoreve ruse 6a9ab11208a4b

Wilson: Vuçiq e ka kthyer Serbinë në qendër për rekrutimin e sabotatorëve rusë

September 4, 2026
1 minut lexim

Kongresmeni republikan amerikan, Joe Wilson, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se e ka kthyer vendin në një qendër për rekrutimin dhe trajnimin e personave të përfshirë në aktivitete sabotuese të lidhura me Rusinë.

Wilson, përmes një reagimi në platformën X, iu referua rastit të një të dyshuari për një komplot të dyshuar rus në Gjermani. Sipas tij, personi në fjalë kishte udhëtuar nga Lajpcigu drejt Serbisë.

“Vuçiq e ka kthyer Serbinë në një qendër për rekrutimin dhe trajnimin për terrorizëm dhe sabotazh rus”, shkroi Wilson, transmeton KosovaPress.

Kongresmeni amerikan tha se agjentët e presidentit rus, Vladimir Putin, nuk duhet të jenë të mirëpritur në Evropë.

Wilson është kongresmen republikan nga Karolina e Jugut dhe kryeson Komisionin Amerikan të Helsinkit. Ai ka kritikuar vazhdimisht lidhjet e Beogradit me Moskën dhe ka kërkuar orientim më të fuqishëm të Serbisë drejt strukturave euroatlantike.

Në korrik, Wilson kishte deklaruar se Serbia duhet të distancohet nga Rusia, Kina dhe Irani, nëse synon integrim të plotë në institucionet perëndimore.

Ai ka mbështetur gjithashtu zhvendosjen e sesionit të vitit 2027 të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Beogradi në Charleston të Karolinës së Jugut, duke ngritur, ndër të tjera, shqetësime për ndikimin rus në Serbi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i 14 protestuesve prokuroria kerkon lirimin e tyre gjykata terhiqet per te marre vendim 6a9ab0af89927
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i 14 protestuesve, prokuroria kërkon lirimin e tyre, gjykata tërhiqet për të marrë vendim

kejvina kthella perfundon ne prokurorine e tiranes cfare fshihet pas kallezimit 6a9ab1db4d084
Lajmi i radhës

Kejvina Kthella përfundon në Prokurorinë e Tiranës, çfarë fshihet pas kallëzimit

Të fundit nga

ShkoLartë