whimsy lou fiton betejen me kancerin nara smith ndan lajmin emocionues 6a5b85fb7022a

Whimsy Lou fiton betejën me kancerin, Nara Smith ndan lajmin emocionues

July 18, 2026
1 minut lexim

Influencuesja e njohur Nara Smith ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj. Më pak se një muaj pasi zbuloi se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy Lou, ishte diagnostikuar me një formë të papërcaktuar të kancerit në fund të vitit 2025, ajo ka bërë të ditur se vogëlushja nuk shfaq më shenja të kancerit pas përfundimit të trajtimit.

Në një video të publikuar në Instagram më 17 korrik, 24-vjeçarja tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, modeli Lucky Blue Smith, e kishin mbajtur të fshehtë këtë betejë për rreth tetë muaj.

“Unë dhe Lucky e kemi përjetuar dhe përpunuar këtë situatë gjatë tetë muajve të fundit. Madje kemi hezituar nëse duhej ta ndanim me publikun një pjesë kaq private të jetës sonë”, tha Nara.

Image

Nara Smith, Whimsy Lou, Lucky Blue Smith

Ajo shpjegoi se çifti vendosi të priste derisa vajza të përfundonte trajtimin dhe të mësonin rezultatin e gjendjes së saj shëndetësore.

“Donim të prisnim derisa ajo të përfundonte trajtimin dhe ta dinim se cili do të ishte rezultati, përpara se ta ndanim këtë histori. Tani që ajo më në fund nuk shfaq më shenja të kancerit, ndjeva se munda të gjeja fjalët për ta treguar”, u shpreh ajo.

Image

Whimsy Lou

Nara dhe Lucky janë prindër të katër fëmijëve: Rumble Honey (5 vjeç), Slim Easy (4 vjeç), Whimsy Lou (2 vjeç) dhe Fawnie Gold (10 muajshe). Lucky Blue Smith është gjithashtu babai i Gravity Blue, vajzës së tij nga lidhja e mëparshme me Stormi Bree.

Influencuesja theksoi se arsyeja pse vendosën ta ndajnë publikisht këtë përvojë ishte dëshira për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen familjet që kanë fëmijë të diagnostikuar me kancer, pasi tashmë e kanë përjetuar vetë këtë realitet të vështirë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa perballet me mot ekstrem temperaturat pritet te arrijne 44 grade ne spanje 6a5b853182bcf
Lajmi i mëparshëm

Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

BENZINE NAFTE POMPE
Lajmi i radhës

Qeveria do t’i ulë akcizat për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të karburanteve, tha Mickoski

Të fundit nga

ShkoLartë