watchers bora e se premtes ne prishtine thyen rekord 68e10761d2415

“Watchers”: Bora e së premtes në Prishtinë thyen rekord

October 4, 2025
1 minut lexim

Ueb-faqja watchers.news, që është një shërbim lajmesh ditore i specializuar në Tokë, shkencë dhe hapësirë, me bazë në Houston të ShBA-së, ka njoftuar se bora e së premtes në Prishtinë ka thyer çdo rekord të regjistruar më parë për sa i përket sasisë së borës në këtë kohë.

Sipas këtij mediumi, trashësia e borës që nisi të binte të enjten mbrëma, dhe vazhdoi gjatë tërë natës dhe mëngjesit të së premtes, arriti në 10 cm.

Kjo njëherësh ishte edhe bora më e hershme e tetorit në rajon që është regjistruar ndonjëherë. Rekordi i mëparshëm për reshjet më të hershme të borës në tetor ishte më 7 tetor 2017, kur mbi rajon ra 1 cm borë.

Ishin gjithashtu reshjet më të dendura të dëborës së tetorit të regjistruara ndonjëherë në rajon. Këto reshje thyen plotësisht rekordin e vjetër prej 4 cm, i cili ishte shënuar dy herë njëjtë midis 28 tetorit 1997 dhe 27 tetorit 2003.

“Vlen të përmendet se këto rekorde të reshjeve të dendura të dëborës u vendosën gjatë pjesës së dytë të tetorit, ndërsa rekordi aktual ndodhi në ditën e tretë të muajit. Reshje të tilla të dendura të dëborës në këtë fillim të tetorit janë praktikisht të padëgjuara në rajon”, ka shkruar ky medium.

Thuhet po ashtu se edhe pjesa veriore e Greqisë ka përjetuar një shije të hershme të pazakontë të dimrit, me reshjet e para të borës këtë sezon që mbuluan pikat e larta të maleve si Olympus, Kaimaktsalan dhe Falakro.

“Watchers.news” thotë se studimet tregojnë se reshjet e borës po bëhen më të rralla në vjeshtë, duke filluar më vonë (drejt fundit të nëntorit në male), ndërsa shkrirja e borës fillon më herët në pranverë, duke shkurtuar ndjeshëm sezonin e përgjithshëm të borës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori sportiv i partizanit jep doreheqjen 68e1075dee8bc
Lajmi i mëparshëm

Drejtori sportiv i Partizanit jep dorëheqjen

u gjet i pajete ne tale te lezhes 65 vjecarin dyshohet se mund ta kete goditur per vdekje nje dem 68e10812c749e
Lajmi i radhës

U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçarin dyshohet se mund ta ketë goditur për vdekje një dem

Të fundit nga

ShkoLartë