waitz shpresoj qe maqedonia do te beje ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve lokale 68f752f1455aa

Waitz: Shpresoj që Maqedonia do të bëjë ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve lokale

October 21, 2025
1 minut lexim

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz shprehu shpresën se pas zgjedhjeve lokale, “do të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar në Kushtetutë si pakicë”.

Në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është AIM, Waitz tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të hapte rrugën për fillimin e vërtetë të negociatave.
“Vendi është tani i përfshirë në procesin e pranimit, por në fakt nuk i kemi filluar negociatat. Duhet t’i fillojmë ato së shpejti për ta mbajtur vendin në rrugën e duhur”, thotë Waitz.
Sipas tij, qeveria e RMV-së po zbaton ngadalë por me siguri agjendat që lidhen me pakicat, korridoret dhe çështjet e sigurisë, gjë që ka bërë disa përparime, por ai ende thotë se për momentin mungon një përparim i vërtetë për përparimin në rrugën evropiane.
“Maqedonia e Veriut është ende e bllokuar nga Bullgaria. Fatkeqësisht, ka shumë çështje që lidhen me identitetin që po e bllokojnë përparimin e saj”, shton Waitz.

Presidenti bullgar, Rumen Radev gjatë takimit të djeshëm me Presidentin e Hungarisë, Tamas Sujok, i bëri thirrje Hungarisë të bindë Maqedoninë e Veriut se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian për këtë çështje janë një kusht i pakthyeshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a do ta marrin me ne fund mesimin shqiptaret e kumanoves 68f752505c0f3
Lajmi i mëparshëm

A do ta marrin më në fund mësimin shqiptarët e Kumanovës?

sokol sadushi zbatimi i saj eshte shoqeruar me veshtiresi nuk ka deshtuar por eshte ngadalesuar 68f7545435573
Lajmi i radhës

Sokol Sadushi: Zbatimi i saj është shoqëruar me vështirësi! Nuk ka dështuar, por është ngadalësuar

Të fundit nga

ShkoLartë