wadephul mali i zi ka bere perparim te rendesishem drejt anetaresimit ne be 6abe9d137d904

Wadephul: Mali i Zi ka bërë përparim të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

October 1, 2026
min lexim

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka vlerësuar përparimin e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke thënë se aspirata e Podgoricës për t’iu bashkuar BE-së po dëgjohet në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar në Budva se Mali i Zi ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Wadephul e ka cilësuar Malin e Zi si një shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e pajtimit dhe reformave.

Wadephul ka qëndruar të mërkurën në Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takimin e zhvilluar në Budva kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimović, si dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Siç raporton Deutsche Welle, transmeton “Bota sot”, Wadephul ka shkruar në rrjetin social X se aspirata e Malit të Zi për anëtarësim në BE po dëgjohet në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane.

Gjatë takimit me homologun e tij malazez, Ibrahimović, ministri gjerman ka theksuar se vendet që janë të gatshme dhe të afta t’i përmbushin kriteret për anëtarësim në BE mund të arrijnë sukses në vitet e ardhshme.

Mali i Zi synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2028

Mali i Zi konsiderohet ndër vendet më të avancuara të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian. Negociatat për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian kanë nisur në vitin 2012.

Përveç Malit të Zi, në procesin e zgjerimit të BE-së janë edhe Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova ka statusin e vendit potencial kandidat.

Mali i Zi, me rreth 623 mijë banorë, synon të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. Vendi përdor euron që nga viti 2002, ndërsa pavarësinë nga bashkimi me Serbinë e shpalli në vitin 2006. Në vitin 2017, Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s.

Sipas Deutsche Welle, mbështetja e qytetarëve malazezë për anëtarësimin në BE është rreth 80 për qind.

Ndërkohë, përparimi i Malit të Zi në reformat ekonomike dhe demokratike ka bërë që Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të shprehet se negociatat teknike për anëtarësim mund të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari qoku eshte e djathta e majte ne vlen 6abe86a65e4dc
Lajmi i mëparshëm

Taravari: Qoku është e Djathta, e Majtë në VLEN!

spahiu ne diten e te moshuarve do te dyfishojme eficencen e sherbimeve dhe kujdesit ne banese 6abe9d95277d5
Lajmi i radhës

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Të fundit nga

ShkoLartë