Gjykata Kushtetuese dje ka nxjerr aktgjykimin në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Kushtetuesja ka vlerësuar se zgjedhja e Nenad Rashqit nënkryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar ka qenë antikushtetuese.
Aktgjykimi në fjalë ka nxitur reagime të ndryshme. Derisa shoqëria civile dhe juristët e kanë vlerësuar si të drejt, pushteti e ka kritikuar aktgjykimin.
Ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë me dije se ky aktgjykim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Më herët pranova Njoftimin për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, dhe vlerësoj se i njejti është në shpërputhje me Kushtetutën (67.4) dhe përmban gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse. E para, Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili “bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare.” Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”, ka vlerësuar ai, duke e vazhduar kritiken e tij.


