vv ne obiliq u premton pensionisteve asistence financiare e ilace 68d1c9ee509c7

VV në Obiliq u premton pensionistëve asistencë financiare e ilaçe

September 23, 2025
1 minut lexim

Gjyshërit që kujdesën për nipër e mbesa, do të ndihmohen. Ky është një nga premtimet që dha sot në Obiliq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin që bashkë me Halil Thaçin, kandidatin për kryetar të kësaj komune, patën me pensionistët. Gjithashtu edhe mbulimi i shpenzimeve për ilaçe, ishte edhe një zotim tjetër që iu dha shtresës së tretë të shoqërisë.

Pensionistët si shtresa më e ndjeshme e shoqërisë, ishin sot në fokus të Lëvizjes Vetëvendosje. Në kuadër të fushatës elektorale, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, qëndroi në Obiliq. Në qendrën e pensionisteve në këtë qytet, Kurti së bashku me Halil Thaçin, kandidatin për kryetar të kësaj komune nga LVV-ja, premtuan asistencë financiare shtesë nëse ata kujdesen për nipër e mbesa.

“Pensioni me qeverisjen tonë është bërë 120 euro, me reformën që do ta bëjmë do te ecim përpara edhe më shumë. Gjithashtu të gjithë gjyshërit që kujdesen për nipa e mbesa do të marrin 100 euro shtesë. Po ashtu, do ta rrisim numrin e çerdheve dhe do të punojmë për sa më shumë eksport”, tha Kurti.

Ndërkaq kandidati për kryetar të Obiliqit nga radhët e LVV-së, Halil Thaçi tha se qeverisja e tij në këtë komunë do të fokusohet vetëm tek kërkesat e qytetarëve.

“Ne do të jemi nga 12 tetori që t’i shtyjmë përpara të gjitha kërkesat. Dua ta bëjë publike që ne si qeverisje do ta bëjmë mbulimin e shpenzimeve të barnave me komplet koston”, tha ai.

Në këtë takim, Kurti e Thaçi premtuan se pensionistet janë kategoria e shoqërisë e cila në forma të ndryshme do të përkrahet vazhdimisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

franca njeh zyrtarisht shtetin e palestines 68d1c90ddcb0f
Lajmi i mëparshëm

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

angelina jolie po planifikon te largohet nga hollywood i 68d1cb1190749
Lajmi i radhës

Angelina Jolie po planifikon të largohet nga Hollywood-i?!

Të fundit nga

ShkoLartë