vulat zevendesohen me regjistrime elektronike qytetaret e maqedonise gjate udhetimeve ne be do te japin te dhena biometrike 68ebde34ac165

Vulat zëvendësohen me regjistrime elektronike! Qytetarët e Maqedonisë gjatë udhëtimeve në BE, do të japin të dhëna biometrike

October 12, 2025
1 minut lexim

Që nga sot ka nisur zbatimi gradual i sistemit të ri digjital për hyrje dhe dalje në pikat kufitare të 29 vendeve anëtare të Zonës Shengen, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Sistemi parashikon regjistrimin elektronik të të dhënave të qytetarëve nga vendet e treta – përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut – gjatë kalimit të kufijve të jashtëm për qëndrime deri në 90 ditë. Gjatë udhëtimit të parë, qytetarët do të duhet të japin të dhëna biometrike, si gjurmë gishtash dhe fotografi, ndërsa vulat në pasaporta do të zëvendësohen me regjistrime elektronike. Zbatimi i plotë i sistemit pritet të përfundojë deri në prill të vitit 2026, kur ai do të vihet në funksion në të gjitha pikat kufitare.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e guximshme dhe elegante ellie bamber rremben vemendjen ne londer 68ebd4b2003b0
Lajmi i mëparshëm

E guximshme dhe elegante: Ellie Bamber rrëmben vëmendjen në Londër

feti abazi premton rikonstruimin e qendres sportive bogovine 68ebdead451ff
Lajmi i radhës

Feti Abazi premton rikonstruimin e “Qendrës Sportive-Bogovinë”

Të fundit nga

ShkoLartë