vuciq reagon pas paraburgimit te igor popoviq 687d7e31164d3

Vuçiq reagon pas paraburgimit të Igor Popoviq

July 21, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e 30 ditëve paraburgim ndaj Igor Popoviqit, zëvendësdrejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Popoviq u arrestua pas deklaratave fyese dhe nxitëse ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si “organizatë terroriste” gjatë një vizite në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Fillimisht, ai ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa më pas ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

Në një reagim të publikuar nga mediumi serb Novosti, Vuçiq e akuzoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për nxitje të tensioneve në rajon.

“Ky vendim tregon se Albin Kurti e ka humbur mendjen dhe po përpiqet të provokojë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi informuar të gjithë partnerët tanë. Mund të ketë pasoja të paparashikueshme”, deklaroi Vuçiq.

Popoviq gjatë fjalimit të tij kishte përdorur gjuhë që nxit përçarje etnike, duke thënë se “vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”.

Autoritetet në Kosovë po e trajtojnë çështjen si nxitje të urrejtjes ndëretnike, ndërkohë që reagimi i Beogradit ka shtuar tensionet diplomatike mes dy vendeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekipi olimpik i kosoves parakaloi me numer te madh sportistesh 687d7e2dc645c
Lajmi i mëparshëm

Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me numër të madh sportistësh

syzet e reja inteligjente meta te oakley t ju peshperisin informacione ndersa i mbani 687d7f1da74c4
Lajmi i radhës

Syzet e reja inteligjente Meta të Oakley-t ju pëshpërisin informacione ndërsa i mbani

Të fundit nga

ShkoLartë