vuciq paralajmeron doren e hekurt ndaj protestuesve 68a1f8dc133ef

Vuçiq paralajmëron “dorën e hekurt” ndaj protestuesve

August 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar ndërhyrjen e ashpër të shtetit pas protestave në shumë qytete të vendit, të cilat po mbahen pas shembjes së një tende hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku gjetën vdekjen 16 persona, raporton KosovaPress.

Vuçiq gjatë fjalimit të tij sot në Pallatin e Serbisë tha se nevojitet edhe pak kohë dhe se shteti do të veprojë.

“Ata (protestuesit) kanë rrezikuar demokracinë tonë dhe çdo person, kjo është kundër çdo personi normal në vend. Banda sundon rrugët”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Valevë dhe Novi Sad ishte “terrorizëm i pastër”. Ai shtoi se “rastësisht shmangën një tragjedi të madhe” në Novi Sad, duke deklaruar se kreu i SNS-së Milosh Vuçeviq, mund të ishte vrarë.

“Qytetarët do të shohin vendime të papritura në tre ose katër ditët e ardhshme, dhe pastaj veprime vendimtare. Do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të vendosur paqe dhe rend. Na duhet kohë dhe përgjigja do të jetë e ndryshme, ju premtoj se nuk do t’u duhet shumë kohë”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se të gjithë “ata që kanë kryer dhunë do të gjenden dhe do të ndalohen.”

“Brenda dhjetë ditësh të gjithë njerëzit që morën pjesë në trazira do të ndalohen. Ata duhet të na shpjegojnë se çfarë po bëjnë”, tha Vuçiq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e 14 vjecarit ne korce gjykata jep masat per te akuzuarit burg per autorin babane dhe xhaxhane 68a1f85307a22
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Burg për autorin, babanë dhe xhaxhanë

perfundon videokonferenca e evropianeve me zelenskyn diskutohen garancite e sigurise dhe ceshtjet territoriale para takimit me trumpin 68a1fa678d850
Lajmi i radhës

Përfundon videokonferenca e evropianëve me Zelenskyn, diskutohen garancitë e sigurisë dhe çështjet territoriale para takimit me Trumpin

Të fundit nga

ShkoLartë