vuciq manipulon me serbet e kosoves ja cka u premton 68e372204e0fb

​Vuçiq manipulon me serbët e Kosovës, ja çka u premton!

October 6, 2025
1 minut lexim

Ditë më parë pretendoi se “të gjitha vendet po përgatiten për luftë” dhe se “Prishtina po e shfrytëzon këtë për ta mbajtur Perëndimin përkrah”, ndërsa të dielën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para mediave serbe u mor me fushatën zgjedhore në Kosovë.

As dy ditë të plota nuk iu deshën që pas ‘alarmit’ për luftë, të kthehej tek narrativat serbo-ruse për situatën në Kosovë.

Vuçiq një ditë më parë përmes manipulimit elektoral ai u mor me zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor, ku garon Lista Serbe – dorë e zgjatur e Serbisë në vendin tonë.

Ai pretendoi se vetëm brenda 10 ditësh do të hapin “400 vende pune”.

“Duhet ta ruajmë paqen dhe se do të jetë shumë e vështirë për shkak të Albin Kurtit dhe ligjit të tij për të huajt. Do të jemi me serbët në Kosovë dhe do të hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor të Kosovës në dhjetë ditët e ardhshme”, deklaroi ai sipas mediave serbe.

Para disa ditësh në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork, Vuçiq pretendoi se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë”. Ndërsa paralajmëroi se do të kërkojë sërish një seancë.

“Do të kërkojmë përsëri një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk besoj se do të ndryshojë shumë, por ajo që kemi për të thënë do të dëgjohet. Kurti dëshiron që ne të biem në kurth para konfliktit botëror”, tha ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

allegri kritikon leaon 68e3721834d31
Lajmi i mëparshëm

​Allegri kritikon Leaon

aksident i trefishte ne autostraden lezhe lac humb jeten motoristi 68e372cfd6e8d
Lajmi i radhës

Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç, humb jetën motoristi

Të fundit nga

ShkoLartë