vuciq grindet me gazetaren per shkak te nje pyetjeje te pakendshme kercenoi me largim nga emisioni 68a06ef2de38e

Vuçiq grindet me gazetaren, për shkak të një pyetjeje të pakëndshme – kërcënoi me largim nga emisioni

August 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, pati një përplasje me moderatoren rreth vizitës së kancelarit të Austrisë, Christian Stocker.

Sipas mediave në Serbi, Stocker kishte ardhur në Beograd për t’i përcjellë Vuçiqit mesazhin se Bashkimi Evropian nuk është i kënaqur me qëndrimin e tij ndaj protestave.

Kur moderatorja e RTS-it iu referua kësaj, Vuçiq i cilësoi këto media “okupues.”

Moderatorja komentoi shkurt se “atë e thotë ai, e jo ajo”, gjë që u bë shkas për presidentin serb që të kritikonte edhe vetë RTS-in, shërbimin publik në Serbi.

“Unë e them, sigurisht, ashtu siç e them edhe që ju jeni ata që ndiqni një politikë të tillë, vetëm pak më të lyer, pak më të poshtër”, tha ai.

Në përgjigje të moderatores, e cila i tha se komenti i tij “nuk është në rregull”, Vuçiq kërcënoi se do të largohej nga emisioni.

“Dëshironi’ti ndaloni të mendoj? Të ngrihem unë tani e të dal?”, pyeti Vuçiq, duke shtuar se takimi me Stockerin kishte qenë “i jashtëzakonshëm” dhe se shkrimet e mediave në Serbi ishin “gënjeshtër”.

Në pjesën tjetër të intervistës, Vuçiq përsëriti narrativin tashmë të njohur se protestat “po organizohen nga Perëndimi” dhe se policia në Serbi është “jashtëzakonisht e durueshme”, pavarësisht pamjeve që tregojnë rrahje brutale të protestuesve në gjithë vendin gjatë ditëve të fundit.

Ndryshe, protestat në shtetin serb kanë nisur tash e disa muaj pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 14 persona pas rënies së një pjese të çatisë në stacionin hekurudhor. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderpritet puna ne piken kufitare te qafe thanes pala maqedonase me probleme ne sistemin e regjistrimit te hyrje daljeve 68a06ebdbb9c8
Lajmi i mëparshëm

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve

be kerkon takim trepalesh te jete dhe zelensky ne te gatshem te ndihmojme 68a070d294162
Lajmi i radhës

BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!

Të fundit nga

ShkoLartë