vuciq flet per proteste me 19 shtator kunder te ashtuquajtures zyra per kosoven permend kurtin 68bc39807231b

Vuçiq flet për protestë më 19 shtator kundër të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, përmend Kurtin

September 6, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për Tv Pink ka folur për protestat masive që po organizohen tash e një kohë në Serbi kundër regjimit të tij.

Siç ka thënë Vuçiq, me datën 19 shtator janë tu u përgatitur protesta të reja dhe se “shënjestra” e protestuesve, sipas tij, është e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe.

Kreu i shtetit serb i cili është kthyer në Serbi pas vizitës së përbashkët që ka pasur në Kinë bashkë me Vladimir Putinin e Kim Jong Un, ka thënë se një protestë e tillë “duket sikur të ishte urdhëruar Kurti”

“Ndërsa këta njerëz po rrihnin policinë, ata morën një vendim në Beograd, sikur Kurti t’i kishte urdhëruar ta bënin këtë, për të organizuar një demonstratë më 19 , dhe nuk do ta besoni, kundër Zyrës për Kosovën”, ka thënë presidenti serb.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alcantara i ribashkohet stafit te flick te barcelona 68bc39736bbdb
Lajmi i mëparshëm

Alcantara i ribashkohet stafit të Flick te Barcelona

ambasadori uran ferizi takon nigel farage ndalo perseritjen e informacioneve te rreme per shqiptaret ne angli 68bc3a24ecab4
Lajmi i radhës

Ambasadori Uran Ferizi takon Nigel Farage: Ndalo përsëritjen e informacioneve të rreme për shqiptarët në Angli

Të fundit nga

ShkoLartë