vru 80 vjecarin se nuk i shiti birra ilir nukaj denohet me 8 vite burgim mbesa e viktimes godet e thyen nje xham te gjykates 686ee147d6d0e

Vr*u 80 vjeçarin se nuk i shiti birra, Ilir Nukaj dënohet me 8 vite burgim. Mbesa e viktimës, godet e thyen një xham të gjykatës

July 9, 2025
1 minut lexim

Vrasja e Namik Rustemit, e kryer në 13 Tetor 2024 në fshatin Povelçë të Fierit,ka sjellë ditën e sotme dënimin me 12 vite burgim të autorit të krimit, Ilir alias Ledjan Nukaj.

80-vjecari Rustemi është dhunuar në ambjentet e dyqanit të tij, pasi ai dhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare nuk kanë pranuar ti shisnin birra, autorit të krimit Ilir Nukaj.

Për shkak të dhunës së krijuar, Namik Rustemi, ka gjetur vdekjen disa ditë më vonë në spital, ndërsa policia arrestoi Ilir Nukaj, duke e akuzuar për akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Gati një vit nga ngjarja e rëndë, prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim me të pandehur Ilir Nukaj.Ky i fundit pranoi akuzën dhe shfaqi pendesë para gjykatës, duke hyrë me procedurë të shkurtuar në këtë gjykim.

Ditën e sotme gjykata e Fierit ka vendosur ta deklarojë fajtor dhe dënojë me 12 vite burgim, Ilir Nukaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar ndaj tij u dha me 8 vite burgim.

Ky vendim nuk i pëlqeu famijarëve të viktimës që ishin të pranishëm në procesin gjyqësor, ku gjatë momentit të daljes nga gjykata, mbesa e viktimës Namik Rustemi, në shenjë proteste goditi me forcë duke thyer një xham të gjykatës së rrethit Fier.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toshkovski dite shume e veshtire ne perballje me zjarret per disa kemi dyshime te bazuara se jane shkaktuar nga faktori njeri 686ed7b03777c
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

franca me pike te plota 686ee184e5184
Lajmi i radhës

Franca me pikë të plota

Të fundit nga

ShkoLartë