vritet me arme zjarri ish kryetari i parlamentit te ukraines parubiy 68b3060b9db80

Vritet me armë zjarri ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Parubiy

August 30, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, është vrarë me armë zjarri në qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën dhe kërkimet për ta kapur dorasin e dyshuar janë filluar, njoftuan autoritetet ukrainase.



Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të ditur se një burrë i armatosur ka qëlluar disa herë ndaj Parubiyt, duke e lënë të vdekur në vend. Sulmuesi u arratis dhe është shpallur në kërkim.

Parubiy, 54 vjeç, ishte anëtar i Parlamentit dhe kishte shërbyer si kryetar i tij nga prilli 2016 deri në gusht 2019, dhe ishte një nga udhëheqësit e protestave të viteve 2013–14 që kërkonin lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu kishte qenë sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës nga shkurti deri në gusht 2014, në periudhën kur nisi lufta në lindje të vendit dhe Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Zyrtarët nuk treguan nëse vrasja lidhet drejtpërdrejt me luftën e Rusisë në Ukrainë, shkruan REL.

“Ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravçenko sapo raportuan për rrethanat e para të një vrasjeje të tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë”, shkroi presidenti Volodymyr Zelensky në X.

Zelensky i shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmve të Parubiyt, duke shtuar: “Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar për hetimin dhe kërkimin e vrasësit”.

Policia kombëtare tha se të shtënat në Lviv u raportuan rreth mesditës. Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovyi, deklaroi se gjetja e autorit dhe zbardhja e rrethanave të sulmit janë me rëndësi jetike.

“Kjo është një çështje sigurie në një vend që ndodhet në luftë, ku, siç shohim, nuk ka vende plotësisht të sigurta”, shkroi ai në Telegram.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhia ne vendinspektoriati i punes apel kantiereve te ndertimitte ndalohet puna 68b304d25607f
Lajmi i mëparshëm

Stuhia në vend,inspektoriati i Punës apel kantierëve të ndërtimit:Të ndalohet puna!

tejkalim pas tejkalimi shoferi ben manovra te rrezikshme ne bardhosh 68b306eef1fe4
Lajmi i radhës

Tejkalim pas tejkalimi, shoferi bën manovra të rrezikshme në Bardhosh

Të fundit nga

ShkoLartë