vritet kreu i inteligjences se gardes revolucionare te iranit 69d37c42dbf73

Vritet kreu i inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
1 minut lexim

Komandanti i inteligjencës i Gardës Revolucionare është vrarë. Në njoftimin e Pasdaranëve bëhet i ditur “martirizimi i gjeneralit të divizionit Seyed Majid Khadami, kreut të fuqishëm dhe të ditur të organizatës së inteligjencës të trupave të Gardës Revolucionare Islamike”.



Khadami ishte emëruar në qershorin e kaluar pas vrasjes së Mohammed Kazemi gjatë luftës 12-ditore. “Ai komandant i shquar, gjatë pothuaj gjysmë shekulli në mbrojtje të sinqertë dhe të guximshme të Revolucionit, regjimit dhe atdheut islamik në fushat e inteligjencës dhe sigurisë, ka regjistruar rezultate madhështore, të qëndrueshme dhe të frytshme, që për shumë vite mund të shërbejnë si udhërrëfyes për komunitetin e inteligjencës të vendit, veçanërisht në përballjen me armiqtë e jashtëm dhe planet e tyre të liga dhe djallëzore për t’u infiltruar dhe për të minuar sigurinë dhe qetësinë e Iranit krenar”, thekson komunikata.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fatmir besimi minister za finansii 03
Lajmi i mëparshëm

Koha kur dy ministrat shqiptarë të BDI-së flisnin vetëm maqedonisht gjatë takimit (VIDEO)

osmani vazhdon traditen per festen e pashkeve viziton familjes e ish deputetit qe ishte nenshkrues i deklarates se pavaresise 69d37d351530d
Lajmi i radhës

Osmani vazhdon traditën për festën e Pashkëve, viziton familjes e ish-deputetit që ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë

Të fundit nga

ShkoLartë