vrau vellain dhe kunaten prokuroria kerkon burgim te perjetshem per arsen muskurtin 68821b1839cb4

Vrau vëllain dhe kunatën, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin

July 24, 2025
1 minut lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, në përfundim të hetimeve, ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Arsen Muskurti, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria vlerësoi se veprimet e Arsen Muskurtit janë kryer me paramendim dhe për shkak të marrëdhënieve familjare, çka rëndon pozitat e tij përballë ligjit. Organi i akuzës i ka kërkuar gjykatës dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.

Aktualisht, Arsen Muskurti ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës, raporton Euronews Albania.

Sipas dosjes hetimore, më 30 gusht 2022, Arsen Muskurti ka hyrë në ambientet e agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” në rrugën “Islam Alla” në Tiranë, ku ndodheshin vëllai i tij, Dritan Muskurti, dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Nora Muskurti. I armatosur, ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke i lënë të dy të vdekur në vend.

Ngjarja u zhvillua në vetëm pak sekonda, ndërsa autori u largua menjëherë pas krimit. Gjatë hetimeve u dokumentua se në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzhoja, ndërsa arma e përdorur u sekuestrua më vonë në një kasafortë brenda ambienteve të biznesit të tij.

I pyetur për motivet e krimit, Arsen Muskurti ka deklaruar se në marrëdhënien me të vëllanë kishte pasur konflikte të vazhdueshme familjare, që kishin të bënin me çështje pronësie, mosmarrëveshje për biznesin e përbashkët, si dhe për sjellje të cilat ai i cilësonte si shantazhuese ndaj tij dhe prindërve. Viktimat, nga ana tjetër, më herët kishin kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata, për shkak të konflikteve në rritje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mincev fillojme me nje debat publik per tre ligje te reja qe duhet te miratohen deri ne dhjetor 688211bbbed3e
Lajmi i mëparshëm

Minçev: Fillojmë me një debat publik për tre ligje të reja që duhet të miratohen deri në dhjetor

zijade eshte nje fitore larg medaljes ne eyof shkupi 2025 68821b5383e30
Lajmi i radhës

Zijade është një fitore larg medaljes në EYOF Shkupi 2025

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë