vrau me thike turistin per nje kale arrestohet autori ne berat 6901c434d0014

Vrau me thikë turistin për një kalë, arrestohet autori në Berat

October 29, 2025
1 minut lexim

Policia e Beratit ka arrestuarin autorin e vrasjes së 42 vjeçarit në Berat, K.M.

63 vjeçari goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, K.H, i cili fatkeqësisht humbi jetën, shkruan vizionplus.tv.

Konflikti dyshohet se nisi për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në kalanë e qytetit. Ai ishte në pronësi të autorit, mirëpo ende nuk është bërë e ditur pse konflikti përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas raportimeve, autori u gjet i fshehur te “Shpella e Memecit”, pranë kishës tek ura e Goricës.

“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti ne mengjes i ftohte gjate dites deri ne 20 grade 6901c2d543a0c
Lajmi i mëparshëm

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 20 gradë

raporti qe trazoi ballkanin rusia dhe serbia prapa krizes ne kosove ekspertet kerkojne masa 6901c4a38c5e0
Lajmi i radhës

Raporti që trazoi Ballkanin: Rusia dhe Serbia prapa krizës në Kosovë – ekspertët kërkojnë masa

Të fundit nga

ShkoLartë