vrau me thike 40 vjecarin ne babrru lihet ne burg arlind demushi avokati nuk donte ta vriste 68e38ee515edd

Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, lihet në burg Arlind Demushi/ Avokati: Nuk donte ta vriste

October 6, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Arlind Demushin, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Hajdar Ismajlgecin në Babrru.

Avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka pasur qëllim për ta vrarë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Siç edhe kishin bërë çdo darkë së bashku ata u ulën në një lokal për të pirë por biseda mes tyre mori tjetër rrjedhë.

Një fjalë jo etike përdorur ndaj gruas së mikut që i kishte hapur dyert e shtëpisë bëri që Arlind Demushi të humbasë arsyen dhe ta qëllojë me thikë mikun e tij Hajdar Ismailgeci duke e lënë të vdekur në vend. Pasi e pa të pa jetë e braktisi në rrugë dhe tentoi të arratisej duke u fshehur në një banesë në Durrës ku edhe u arrestua nga policia.

Kanë qenë banorët e zonës ata që sinjalizuan policinë për personin e pajetë pranë shkollës Azem Hajdari në Babrru. Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e banorëve që treguan për lëvizjet e 38 vjeçarit të përgjakur nëpër lagje çuan në identifikimin e shpejtë të tij dhe më pas vënien në pranga.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eksperti thote se liridona ademaj u vra nga nje distance 2 5 centimetra 68e38e40a87fc
Lajmi i mëparshëm

Eksperti thotë se Liridona Ademaj u vra nga një distancë 2-5 centimetra

izraeli do te deportoje sot ne greqi aktivisten suedeze greta thunberg 68e38f5428c36
Lajmi i radhës

​Izraeli do të deportojë sot në Greqi aktivisten suedeze Greta Thunberg

Të fundit nga

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur
ShkoLartë